PD dhe mediat pranë saj, kanë sulmuar dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, nga ana e Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Gjest ky, që është vlerësuar shumë nga italianët dhe mediat e vendit fqinj.
Por, dhe nga PD ka ndryshime.
Ish-deputeti Eduard Selami shkruan se Rama ka vend për t’u kritikuar, por gjesti i tij na nderon të gjithëve.
“Vendimet e Ramës kanë vend për kritika të merituara, por dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është akt mirënjohjeje që na nderon të gjithëve ”, shprehet Selami.