(FOTO: Aksion i policisë në Washington DC)
Fox News njofton para dy orësh se një oficer policie vdiq të Mërkurën pasdite pasi u qëllua disa herë me armë zjarri. N atë moment, oficeri i Policisë ndodhej në aksion në përgjigje të një thirrjeje telefonike për dhunë familjare- thanë zyrtarët.
Policia tha se kishin liruar dy fëmijë nga një shtëpi ku një person i armatosur, i pa identifikuar, i kishte fshehur.
Oficeri, mashkull, emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur, është qëlluar me armë brenda shtëpisë. Ai u shpall i vdekur në ora 9:13 p.m. (sipas orës lokale) teksa po e dërgonin në emergjencën kirurgjikale në “Tacoma General Hospital”.
Autoritetet njoftojnë se u vra edhe personi i armatosur që qëlloi mbi oficerin e Policisë.
/Veritas.com.al/