Prej kohësh dihet se pasagjerët e avionëve janë të rrezikuar nga aventurat e pilotëve, ose faktorë të tjerë.

Por kësaj here kjo u vërtetua edhe në Rinas. Një pilot i dehur zbritet nga kabina e avionit dhe merret në Polici.

Policia Kufitare e Rinasit bën me dije se ka bllokuar fluturimin e një avioni, pasi poloti kishte  konsumuar alkool.

Sipas policisë është proceduar penalisht në gjendje të lirë piloti spanjoll E. L.,  47 vjeç.  Mësohet se në kohën kur pasagjerët kanë hipur në avion, një koleg i pilotit të alkoolizuar ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit se kolegu i tij me shtetësi spanjolle kishte konsumuar alkool.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.

Veritas.com.al/