Prej ditësh po thuhet se një profesor shqiptar është arrestuar në Malajzi nën akuzën për terrorizëm në lidhje me ISIS. Policia shqiptare ka reaguar duke thënë se Klodian Zaimaj është një shqiptar, lindur e rritur në Shqipëri, por prej tetë vjetësh jeton në Malajzi. Ai nuk ka qenë kurrë profesor në Shqipëri. Policia nuk ka siguri nëse ai ka dhënë mësime teologjie në Malajzi, dhe këtë derë e lë të hapur.
Shqiptari i arrestuar mes tetë të tjerëve të kapur në aktivitet terrorit është personi që shikoni në video. Ai quhet Klodjan Zaimaj dhe është nga Cërriku.
Në CV e tij thuhet se sheiku Dr. Ibrahim Klodjan Zaimaj, shqiptar, është kualifikuar për Drejtësi dhe ka kryer master për të drejtën islame me gradën profesor. Po ashtu, ai ka 15 vjet që jep mësim Kuranin.
Policia e Shtetit të Malajzisë konfirmoi se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, ishte shtetasi shqiptar Z.K., i cili banonte dhe punonte prej vitesh ne ate shtet ku dhe kishte mbaruar studimet e larta.
Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit u njoftua se janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në aktivitetin kriminal.
Veritas.com.al/