Ambasada e SHBA në Shqipëri ka publikuar një shkrim që tregon historinë e pilotes shqiptare Valdeta Mehanja, e cila për herë të parë vizitoi Shqipërinë në kuadër të stërvitjes së përbashkët të “Defender 21”, nën uniformën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu në shkrim theksohet sesi Valdeta Mehanja, nga një refugjatë e thjeshtë arriti të bëhej pilote e forcës ajrore amerikane.

Ajo shprehet se nuk e kishte menduar kurrë se do të fluturonte mbi tokën shqiptare, por falë stërvitjes së përbashkët, kjo gjë u realizua.

“Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë.

“Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo, “Unë nuk do t’a kisha patur kurrë këtë mundësi për të fluturuar rreth Shqipërisë nëse nuk do të ishte për Ushtrinë. Mundësia për t’a përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur”. Lexoni për udhëtimin e Mehanjas, nga një refugjate lufte në pilote e helikopterëve UH-60 Black Haëk për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tani për kohën e saj në Shqipëri gjatë stërvitjes Defender21, shkruan ambasada e SHBA.

VERITAS.COM.AL