Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sot në bashkëbisedimin me qytetarët protestues në Çadrën e Lirisë, ka bërë publike idenë për vendosjen e rendit, luftën kundër bimëve narkotike dhe kontrolline territorit të Republikës.
Kryetari i Opozitës tha se në Republikën e re të qeverisur nga populli dhe nga grupimi politik anti- krim, do të vendoset xhandarmëria- si element që do të garantojë kontrollin mbi territorin dhe rendin. “Do të kemi tolerancën zero ndaj krimit dhe kultivimit të narkotikëve”, tha zoti Basha.
“Pjesë e këtij plani është edhe krijimi i xhandarmërisë për të mundësuar që mijëra bijë shqiptarësh me përgatitjen e duhur të marrin pjesë dhe të kenë përgjegjësinë krah policisë për të mundësuar rendin dhe luftuar drogën në çdo pëllëmbë të Republikës së Re. Ne do të rikthejmë kontrollin e vërtetë të territorit”, theksoi Basha.
/Veritas.com.al/