Pronar i krimit do të thotë se autobusi ku u gjet 2 kilogram drogë me destinacion Greqinë, ishte pronë e shefit… Po ku i kishte gjetur paratë ky shef për të blerë linjë autobusësh? Madje një shef ‘i vogël’ jo kushedi se çfarë. Edmond Çela në Korçë është vetëm shef anti- krimi, kaq i vogël, por edhe shumë i madh për të ndihmuar krimin.

Pastaj, veç kësaj, media sot ka nxjerrë disa prova se ky na qenka edhe mik me një nga kriminelët më të mëdhenj të vendit, Emiliano Shullazi. Me këtë Shullazin është marrë Kuvendi, qeveria, dreqi e biri, dhe vetë ambasadori i SHBA. Ai është burgosur, por shokët e ngushtë i ka shefa Policie. Po që deklarojnë se e mbron edhe deputeti Pendavinji në Korçë….

Sot thonë se shefi i Hetimit te Krimit ne drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit  në Korçë, Edmond Çela është pezulluar nga detyra pas sekuestrimit të 2 kg heroinë të premten (20 janar) në autobusin pronë e tij në Kapshticë.

Por le të shikojmë, jemi akoma shpejt të themi se është prishur ‘foleja’ e krimit edhe te një shef kaq i vogël.

Veritas.com.al/