(FOTO: Aeroporti i Damaskut në momentin e shpërthimit)
Një eksplozion i fuqishëm ka goditur aeroportin ndërkombëtar të Damaskut- sipas raportit të drupit të Monitorimit.
“Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u dëgjua në gjithë Damaskun”- tha Rami Abdel Rahman, shef i Observatorit Sirian mbi të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër. Aeroporti ndodhet 25 km larg qytetit të Damaskut.
Sipas raportimeve, shpërthimi nisi me një zjarr shumë të fuqishëm.
Deri tani nuk ka raportime mbi pasojat.
Televizioni Al-Manar, i afërt me Shia në Liban dhe lëvizjen Hezbollah, ka raportuar se shpërthimi m und të jetë shkaktuar nga një sulm ajror nga ana e Izraelit. Edhe ministri i Policisë sekrete të Sirisë foli për të njëjtin shkak.
/Veritas.com.al/