(FOTO: Kancelarja Merkel dhe Sekretarja Clinton) /
Qeveria gjermane ka financuar fushatën elektorale të Hillary Clinton përmes Fondacionit Clinton, pasi Hillary i tha kancelares Merkel se është politikane “favorite” e saj, gjatë periudhës kur Clinton ndodhej nën hetim.
Sipas express.co.uk, Hillary Clinton ika përpara një përplasje në Gjermani pas u zbulua se taksapaguesit e këtij vendi paguan 4 milionë sterlina përmes “Fondacionit Clinton”, në kulmin e fushatës së zgjedhjeve në Amerikë.
Sipas raportimeve, kandidatja e Partisë Demokratike, që humbi zgjedhjet, mori paratë “cash” nga Gjermania duke thënë se do t’i shpenzonte për mirësi duke mbjellë pemë në Afrikë, pikërisht në atë kohë kur e quajti zonjë Merkel si politikane “favorite” të saj.
Në muajin Tetor, në të njëjtën kohë kur u bë transaksioni, u zbulua se zonja Clinton deklaroi se Merkel është “favorite” e saj kur u pyet nga mediat se cilin nga politikanët globale admironte zonja Clinton. “Favorite” ime është zonja Merkel- tha.
Edhe në bordin e avionit qeveritar amerikan, zonja Clinton tha; “Një nga favoritet e para për mua është Angela Merkel, sepse mendoj se ajo është e jashtëzakonshme, lider e fortë gjatë periudhave të vështira në Europë, që në fakt ka ndikime në gjithë botën dhe veçan Krisht në vendin tonë, Amerikë”.
“Dhe shpresoj se do të kemë shansin të punoj bashkë me të në të ardhmen”, tha Clinton për Merkel.
/ Veritas.com.al/