(FOTO ARKIV: Forcat Detare në një mision shpëtimi)

Updated/ Gjendet skafi/

Më në fund është gjetur dhe skafi i humbur më shumë se 10 milje larg ishullit të Sazanit, ku Ardian Jahaj dha alarmin se i ishte mbaruar karburanti dhe kërkon ndihmë.

Jahaj ka njoftuar djalin e tij, e më pas ky i fundit ka njoftuar policinë kufitare. Menjëherë është njoftuar dhe ushtria.

Ilir Çobo, kapiteni i anijes ushtarake “Iliria” ka thënë rreth orës 16:40 minuta se e kanë gjetur skafin me Jahajn në të dhe po e sjellin në Durrës.

Bashkë me Jahajn në skaf është edhe një qytetar italian. Të dy duket se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmi/

Një skaf që po vinte nga Italia drejt brigjeve të Shqipërisë në detin Jon, sot në mëngjes ka dhënë sinjalin SOS vetëm dhjetë milje nga brego. Pronari i tij Adrian Jaha ka konfirmuar që nga mjeti i tij lundrues se i ka “mbaruar karburanti”. Kjo është edhe arsyeja pse u  vu në një rrezik të tillë, për jetë a vdekje në mes të detit.

Forcat Detare sapo kanë ndërmarrë sinjalin, janë nisur në një mision shpëtimi. Dy anije të saj dhe një helikopter janë nisur nga Sazani dhe Pashalimani për të tërhequr në breg skaf privat.

Priten lajme të tjera, por shpresohen të mira. Deti ka dallgë- thonë ekspertët, por jo aq sa të rrezikohet ekstremisht skafi dhe njerëzit në bord.

/ Veritas.com.al/