Partia Demokratike, në opozitë, ka protestuar sot mbi seleksionimin e emrave për në krye të Komisionit të Prokurorëve të Republikës.

Propozimi i bërë nga maxhoranca parlamentare është emri i Kozma Llaqi Janos, lindur në Lushnjë në vitin 1956- një emër krejt i panjohur ‘as nga lagjja’ e tij.

Sipas denoncimit nga Opozita, Kozma Llaqi Jano, gjatë periudhës së diktaturës komuniste i ka shërbyer regjimit si informator, ose në gjuhën e zakonshme si ‘spiun’.

Sipas dokumenteve Jano është rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit në 29 qershor 1977, në kategorinë ‘Informator’ dhe me pseudonimin “Telefoni”.

Veprimtarinë e informatorit- sipas dokumentit të rekrutimit, do ta kryente në zonën e Portit të Durrësit, aty ky bëheshin edhe filmat e realizmit socialist me ‘bishtin e qenit’. Autoriteti i Sigurimit që e ka rekrutuar njihet me emrin Kapllan Shehu.

Një vit më ai ka ndërruar ‘duar’ si edhe pseudonimi duke mbajtur emrin ‘Myftar Gjonçaj’, njofton ‘Panorama’.

Vitet e fundit, para se të rekrutohet për në Këshillin e Lartë të Prokurorëve, ‘Telefoni’ ishte anëtar i Partisë Komuniste.

Opozita e ka akuzuar maxhorancën se po e bën ‘qëllimisht’ që po fut në lista njerëz me rekorde kriminale, me qëllim që të bëjë që Reforma në Drejtësi të dështojë.

Veritas.com.al

KOZMA JANO SPIUN 1

KOZMA JANO SPIUN 2