Nga: Astrit Patozi/

Pa as më të voglën dëshirë, por në respekt të publikut, që bombardohet pa mëshirë me marrëzi politike dhe me fake news, jo vetëm në rastin tërmeteve, sqarojmë si më poshtë:

1-Pajisja me seli në Tiranë e BINDJES DEMOKRATIKE është një detyrim ligjor i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, i cili buron nga ligji “Për partitë politike”. Që do të thotë se mospajisja do të kishte qenë shkelje flagrante e këtij ligji.

I vetmi “nder” që na ka bërë qeveria e Edi Ramës është se na ka dhënë një ambient, që nuk na pëlqen fare, në një zonë gjithashtu të papërshtatshme të periferisë së kryeqytetit, dhe për më tepër me disa muaj vonesë, që nga momenti kur na kishte lindur e drejta, sipas ligjit.

Por për këtë gjë ne, as nuk jemi ankuar dhe, as e kemi bërë çështje, sepse kemi menduar se Shqipëria ka shumë halle të tjera më të rëndësishme, se sa sistemimi me zyra pune i një partie politike.

Në rast se do të ndiqnim logjikën e idiotëve të Lulit, që e paskan trajtuar si një “dhuratë” të Edi Ramës, ne duhet të konsideronim të tillë edhe çdo fond nga buxheti i shtetit, që merr Partia Demokratike apo çdo forcë tjetër politike, sipas ligjit.

2-Meqë marrokët e Lulit po thonë se ky është një privilegj i qeverisë për BINDJEN DEMOKRATIKE, ne ftojmë çdo subjekt politik, që shkon me mendjen e tyre dhe që ka një seli në Tiranë, të vijë e t’i ndërrojmë kokë për kokë zyrat, duke filluar nga nesër, po të duan.

3-Ambjentet e punës së BINDJES DEMOKRATIKE, do të vijojnë të mbeten pronë shtetërore edhe pasi ne të vendosemi atje. Ato, as i marrim dot me vete në shtëpi, dhe as kemi ndërmend që të ndërtojmë ndonjë pallat të paligjshëm, të cilin edhe po na e prishën, mund të na e dëmshpërblejë pastaj qeveria me miliona euro.

Ndaj i ftojmë idiotët e Lulit të mos mërziten kot, sepse aty i kanë, dhe mund të na i marrin prapë, gjithmonë, nëse do t’u vijë ndonjëherë në këtë jetë rasti, që ta kenë ata në dorë.

VERITAS.COM.AL/

Image may contain: 2 people, people smiling, text