
(FOTO: Blerim Podvorica para sulmit vetëvrasës)/
Kosovari 29 vjeçar Blerim Podvorica raportohet ta ketë vrarë veten derisa me veturën e tij të mbushur me eksploziv, sulmoi një turmë ushtarësh të Assadit në Tedmur të qytetit perëndimor të Sirisë, Homs, Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës të javës që shkoi, raporton Gazeta Express.
Vdekjen e kosovarit nga fshati Kojskë i Lipjanit e ka konfirmuar vetë vëllai, Kreshnik Podvorica, përmes Facebook-ut.
“E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni janë të vdekur; jo ata janë të gjallë por ju nuk kuptoni”, citon një ajet të Kur’anit, vëllai i të vrarit, derisa jep njoftimin për vrasjen e tij.
Veritas.com.al/