Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në qytetin e Tiranës, një vajzë 24 vjeç ka kryer vetëvrasje.

Sipas njoftimit paraprak të policisë një vajzë 24 vjeçare është gjetur e vetë varur në ambientet prapa pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Mbetet mister arsyeja apo shkaqet që e kanë çuar të renë të ndërmarrë veprimin ekstrem.

Informacion Paraprak i Policisë:

Më datë 02.10.2018, rreth orës 11:20, mbrapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”, dyshohet të jetë vetë varur shtetasja E. Y., rreth 24 vjeçe, lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.

Veritas.com.al/