WASHINGTON (AP) – Njëmbëdhjetë trupa amerikane janë nxjerre jashtë Irakut për vlerësimin e simptomave të ngjashme me goditjen cerebrale në ditët pas një sulmi raketash Iraniane që Presidenti Donald Trump kishte thënë se nuk shkaktoi dëm për forcat amerikane, thanë zyrtarët të Premten.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, tha se Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper nuk dinte për të plagosurit, derisa atij ju tha të enjten pasdite se 11 trupat ishin dërguar për vlerësim në objektet mjekësore të Sh.B.A. – tetë në Gjermani dhe tre në Kuvajt. Hoffman tha se njoftimi për Esper ishte në përputhje me procedurat ushtarake, për të cilat ai tha se nuk kërkojnë njoftim për viktimat e anëtarëve të shërbimit në Pentagon, përveç nëse ato përfshijnë humbjen e jetës, gjymtyrëve ose shikimit.

Jo me larg se të martën në mbrëmje, Trump tha se atij i ishte thënë që asnjë amerikan nuk ishte dëmtuar në sulmin raketor Iranian në 8 janar. Çështja e viktimave amerikane ishte veçanërisht e rëndësishme në atë kohë sepse rezultatet e sulmit me raketë u panë se ndikonin në një vendim të SHBA nëse do të hakmerrej dhe do të rrezikonte një luftë më të gjerë me Iranin.

Trump zgjodhi të mos hakmerret, dhe tensionet me Iranin janë lehtësuar disi.

Pasi Esper u njoftua për dëmtime te mundshme të trurit të enjten, Komanda Qendrore e Sh.B.A-së nxori një deklaratë publike duke thënë se “disa” trupa u trajtuan për simptoma të tronditjes nga shpërthimet e raketave. AP e kishte raportuar këtë të hënën kur reporterëve iu lejua të vizitojnë bazën e sulmuar, Ain al-Asad, në Irakun perëndimor. Deklarata e së enjtes thoshte se “per një kijdes më te madh”, disa prej trupave të plagosur u nxoren nga Iraku për shqyrtime vijuese. Personeli mjekësor në Ain al-Asad nuk ka një skaner të rezonancës magnetike, e cila mund të përdoret për të diagnostikuar dëmtimet e trurit.

“Unë mendoj se të gjithë do të pajtohen që ne mund ta konsiderojmë këtë një plagosje,” tha Hoffman për simptomat e tronditjes, për të cilat ai tha se u bë e dukshme gjatë një periudhe prej disa ditësh. Shumica ose të gjitha trupat filluan përsëri detyrat e tyre ushtarake, tha ai.

Një anëtar i shërbimit me simptoma të ngjashme me hemorragji cerebrale u largua nga Iraku në 10 janar; pjesa tjetër u nxorrën pesë ditë më vonë, tha Hoffman. Ai mohoi që dikush kishte minimizuar potencialin vdekjeprurës të raketave Iraniane ose kishte vonuar raportimin e te plagosurve për motive politike.

“Ideja se ka pasur një përpjekje për të mos treguar dëmtimet për një lloj axhende politike amorfe nuk qëndron,” tha Hoffman.

Veritas.com.al/