Nga: L. Skiro/
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani sot ka njoftuar se pranon kërkesën e kryetarit të Kuyvendit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Objekti i mbledhjes së forumit më tub rëndësishëm të sigurisë kombëtare do të jetë: “Kapja dhe mos- kapja e Klement Balilit”.
Klement Balili është një ish zyrtar shtetëror i Bashkisë së rrethit të Sarandës, i cili u përfshi në trafik ndërkombëtar narkotikësh. Shteti fqinj Greqia kërkoi kapjen dhe ekstradimin e tij në Greqi ku do të gjykohej për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha. Megjithëse Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar që në pranverën e vitit të kaluar, jo vetëm që nuk është kapur, por edhe është “kapur” nga paparacët duke kaluar pushime në plazhet e Sarandës dhe në ceremoni dasmash.
Greqia e ka shpallur me nofkën “Easkobari i Ballkanit”.
Para dy ditësh, kryetari i Kuvbendit Ilir Meta i ka kërkuar presidentit të Republikës që të mblidhet këshilli Kombëtar i Sigurisë për “mos- kapjen e Balilit”. Sot Presidenti nishani e ka pranuar kërkesën, dhe pritet të caktojë datën e orën e mbledhjes.
Shpoesh është thënë se Balili ka mbrojtjen e politikës; sidomos të partisë së Ilir Metës që është në koalicion qeveritar me Partinë Socialiste. Të afërmit e Klementit janë funksionarë të lartë lokal të Partisë LSI që qeveris aktualisht.
Por një pjesë tjetër e analizës thotë se Ilir Meta po përdor presidentin e Republikës për të sulmua aleatin kryeministër dhe për të dalë vetë i pastër.
/Veritas.com.al/