Pas ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Lu, sot kanë njoftuar zyrtarët e Bashkimit Europian se “në janar nisin arrestimet në Shqipëri”.

Gazetarja Erisa Zyko, e akredituar pranë selisë së BE në Bruksel, raportoi se një burim i besueshëm prej saj ka thënë s “Janari do të ishte muaji ideal pë fillimin e arrestimeve” në Shqipëri.

Gazetarja Zuko tha se “Ajo që më është thënë mua është se BE do të vendosë standardin e ndëshkueshmërisë, pra të mësohet se në Shqipëri ai që merret me drogë, do të arestohet”.

Pak ditë më parë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Lu, tha të njëjtën gjë; por nuk u besua as nga publiku as nga politikanët. Shpesh herë është përdorur e njëjta frazë, por askush nuk është ndëshkuar. Edhe kësaj here- thonë në publik dhe na media- do të ndodhë e njëjta gjë. Vetë ish ministri i Brendshëm, i kapur në banda kriminale, po jeton ditë të qeta e të sigurta.

Megjithëse premtime të tilla ngjajnë si propaganda komuniste e ‘stinëve të lumtura” me ideale komuniste me të cilat ne jemi ‘fedup”.

Veritas.com.al/