Imazhet kanë sjellë pamje të arkivoleve duke u varrosur në varre masive në New York City, teksa numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit po rritet, raporton BBC.

Punëtorë me veshje speciale janë parë duke përdorur shkallë për të zbritur në puse ku ishin vendosur arkivolet.

Pamjet e dronit vijnë nga Hart Island, jashtë Bronx-it, në Long Island Sound, vend që është përdorur prej më shumë se 150 vjet nga zyrat e shtetit si varr masiv për njerëz që nuk lënë trashëgimtarë pas tyre ose për familje që nuk mund të kryejnë varrime.

Dyshimet tani janë nëse arkivolet e regjistruar nga droni janë të viktimave të koronavirusit, apo të kategorive që u përmendën më lart.

Shteti i Nju Jorkut tani ka më shumë raste të koronavirusit se çdo shtet tjetër, sipas shifrave të fundit.

Rastet e konfirmuara me koronavirus për këtë shtet kanë kërcyer nga 10,000 ditën e  Enjte, në 159,937, nga të cilët 7,000 kanë vdekur.

Spanja ka 153,000 raste, ndërsa Italia 143,000, ndërsa Kina ku nisi virusi vitin e kaluar, ka raportuar 82,000 raste.

Shtetet e Bashkuara, në gjithë territorin, ka shënuar 462,000 raste dhe afërsisht 16,500 të vdekur. Në global, janë 1.6 milion raste në botë dhe 95,000 vdekje.

VERITAS.COM.AL/

Drone pictures show bodies being buried on New York's Hart Island