Nga: JOHN NOLTE
Real Clear Politics, një sit jo-partizan (dhe i domosdoshëm) që mban gjurmët e sondazheve të panumërta dhe i kalkulon ato mesatarisht, gjithashtu gjurmon numrat e aprovimit të punës së Presidentit Trump dhe ish (falmë perëndi) Presidentit Obama në një mënyrë që na lejon të shohim se si dy presidentët krahasohen në të njëjtën ditë gjatë kryesimit të tyre përkatës.
Dhe do ta shikoni këtë …
Në të njëjtën ditë kur media e çmendur dhe Demokratët e marrë shpallen dy raporte të impeachmentit kundër Trump, shkalla mesatare e vlerësimit të punës së tij është më e lartë se sa ishte në të njëjtën ditë, gjatë kohës së mandatit të tij të parë (të dështuar) të presidentit Obama.
Nga sot, Trump gëzon një vlerësim mesatar aprovimi prej 45 për qind.
Në të njëjtën ditë gjatë presidencës së tij (të dështuar), Obama ishte mesatarisht i vlerësuar vetëm me një 43.5 për qind.
Sa i madh është ky dështim i medias ?
Mire, konsideroni si më poshtë …
Po hyjmë në vitin e katërt të një xhihadi mediatik kundër Trump, një fushatë urrejtjeje ndryshe nga çdo tjetër në historinë moderne. Fjalë për fjalë, miliarda e miliarda e miliarda dollarë të korporatave po shpenzohen nga çdo cep i mediave establishment për të shkatërruar një njeri, këtë njeri: Trump. Rrengu “Very Fine People”, rengu i Nderhyrjes Ruse, Rengu i Fish Food, Rrengu i perdhunimit te Brett Kavanaugh, Rrengu se Kurdët janë duke u shfarosur – Kam harruar qindra të tjerë – dhe tani kemi këtë Rrengun e Impeachmentit qesharak.
Krahasoni ketë me Barry Obaman, një njeri qe e njëjta media harxhoi miliarda, miliarda e miliarda dollarë të korporatave për ta ruajtur, për ta mbrojtur, për ta siguruar dhe risiguruar publikun për madhështinë, kompetencën dhe shenjtërinë e tij unike.
Dhe pas gjithë kësaj, gjithë kësaj propagande, gjithë kësaj përpjekjeje dhe parave, sipas jo vetëm një sondazhi, por të gjitha sondazheve, Trump është më popullor.
Për më tepër, ai është edhe më popullor tani, ndërsa Partia Demokrate dhe media jane duke manipuluar as më pak e as me shume sesa impeachmentin e tij.
Prej gjashtë javësh tashme media dhe Demokratët ( po e përsëris) kanë manipuluar procesin e impeachmentit për ta bërë Trump të duket mundesisht sa më i tmerrshëm nga ana humane. Në përpjekjen për ta njollosur atë si tradhtar, si një shantazhist, presidentit i janë hequr të drejtat e tij të procesit, madje edhe ndërsa Demokratët mbajtën seanca dëgjimore të fshehta në bodrumin e Capitolit dhe shpalosen gënjeshtra te selektuara në një media disponibile.
E gjithë kjo media e gënjeshtërt që prodhon urrejtje për Trump dhe të gjitha mediat që gënjejnë për të prodhuar adhurim të venerueshëm për Obamën, dhe Trump është akoma më popullor.
Po ju them se peizazhi mediatik ka ndryshuar në mënyrë dramatike.
Gjatë 15 viteve të fundit që kam kaluar duke jetuar në këtë online, kam parë qëndrimin e popullit amerikan ndaj mediave të zhvendoset nga dyshimi, te mosbesimi, te përbuzja, te urrejtja… Por tani kemi arritur në vendin më të rrezikshëm të të gjithëve për median – indiferencën totale.
Njerëzit thjesht nuk po i kushtojnë më vëmendje mediave. Njerëzve thjesht nuk u intereson. Të gjithë e dinë që media është partizane dhe e korruptuar, të gjithë e dinë gënjeshtrën e mediave, dhe për shkak se ne të gjithë jemi të lodhur duke i kritikuar ata në shpresën e pakuptimtë që ata do të ndryshojnë – të lodhur nga vrapimi pa qëllim kundër një të keqeje që nuk do të ndryshojë kurrë – si një vend, ne e kemi vendosur te gjithë institucionin ne INJOROJE.
Media nuk ka pothuajse asnjë fuqi më … Në zellin e tyre partizan dhe arrogancën e pafund, media shkatërroi dëshirën e mirë të popullit amerikan.
Persa i përket autoritetit moral, mos më bëni të qesh.
VERITAS.COM.AL/