Profecitë e Baba Vanga-s, Nostradamus-es të Ballkanit që ka parashikuar atentatin ndaj  Kullave Binjake dhe katastrofën e Kursk: në 2020 Trump do të ketë një tumor, Evropa do të jete e pushtuar nga myslimanët dhe një njeri do të përpiqet të vrasë Putinin

Nga: Cristina Verdi

Ka nga ata që e konsiderojnë atë Nostradamus-en e Ballkanit dhe nga ata që nuk besojnë në parathëniet e saj. Fakti është se liderët e Partisë Socialiste Bullgare vareshin nga buzët e kësaj  vizionareje të moshuar e cila për vite e vite ka parashikuar katastrofat më të këqija të kohërave tona, nga atentati ndaj Kullave Binjake e deri te katastrofa e nëndetëses Kursk.

Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur më mirë si Baba Vanga, e lindur në një qytet maqedonas në vitin 1911 dhe vdekur në Sofje në 1996, kishte fituar aftësinë për të parë të ardhmen 12 vjeç, kur një tornado e përfshiu dhe e hodhi në mes të një fushe . Pas aksidentit ajo humbi shikimin, por filloi të kishte vizionet e para profetike. Vit pas viti ajo parathoshte fatkeqësi të tmerrshme që ndodhën në mënyrë të përpiktë, disa dekada më vonë.

Në mesin e shekullit të kaluar ajo parashikoi cunamin që goditi Azinë Jug-Lindore duke shkaktuar vdekjen e mbi 230 mijë njerëzve. “Një valë gjigande do të godasë një bregdet të madh dhe qytetet, ndërtesat dhe njerëzit do të zhyten plotësisht në ujëra,” njoftoi Baba Vanga. Pastaj, në vitin 1989, ajo fliste për “zogjtë prej çeliku” që do të rrëzonin “vëllazërinë amerikane“. “Tmerr, tmerr!” – therriste plaka, “ujqërit do të ulërijnë në kaçube dhe gjak i pafajshëm do të rrjedhë“. Dymbëdhjetë vjet më vonë, dy Boeing 767 të American Airlines dhe United u përplasen nën sytë e botës në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York.

Gjithmone në vitet 80, vizionarja profetizoi fundin e nëndetëses ruse të Flotës Veriore, e cila në vitin 2000 u mbyt në detin Barents së bashku me 118 anëtarë të ekuipazhit të saj. “Kursk do të zhytet në ujëra dhe e gjithë bota do të qajë për të”, paralajmëronte Baba Vanga. Ndër predikimet më të famshme janë edhe ato të zgjedhjes së Barack Obama-s në Shtëpinë e Bardhë dhe fillimin e Pranverave arabe. Por çfarë parashikoi vizionarja bullgare për vitin që po fillon? Vizionet e saj për vitin 2020 kanë të bëjnë me protagonistët e politikës botërore: Donald Trump dhe Vladimir Putin. Por edhe fati i Kontinentit të Vjetër dhe përparimin e dragoit kinez.

Sipas Baba Vanga-s, siç kujton Leggo, jetet e kreut të Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë do të vihen ne rrezik. Presidenti rus, tamam në fillim të vitit, mund të përfshihet në një tentative për vrasje nga ana e njërit prej te besuarve të tij. Jo vetëm kaq. Kryeqyteti rus, sipas vizionares, mund të goditet nga një asteroid.Ndersa Presidenti amerikan, sipas gruas së vjetër, do të përballet me probleme serioze shëndetësore: mund të humbasë dëgjimin dhe madje edhe të sëmuret me tumor në tru.

Më rozë janë parashikimet që shohin Kinën të përparojë në tabelën ndërkombëtare të shahut dhe të rezervojë një vend nderi në tryezën e fuqive të mëdha, falë përparimit të pandalshëm ekonomik. Evropa, parashikon Baba Vanga, do te jete e nënshtruar nga muslimanët pasi të kete pësuar një ndryshim të madh, që dikush tashmë e identifikon në Brexit.jeta jone, për më tepër, sipas vizioneve të gruas së moshuar, do të revolucionarizohet nga zbulime shkencore sensacionale.Do të ndodhë vërtet? Do të jete koha qe do te na japë përgjigjen.

VERITAS.COM.AL/