Kur mediat ‘thonë’, tashmë është kthyer në klishe, edhe pse në më të shumtën e rasteve nuk ndodh asgjë nga ato që thonë mediat. Edhe për mbledhjen e Kryesisë së PS që po mbahet sot, prej një jave janë shpallur ‘viktimat’, kryqëzatat’ dhe planet…

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot “jashtë radhës” në selinë e partisë.

Mbledhja drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste.

Mediat raportojnë se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe puna e FRESSH, duke patur parasysh dy javët “e nxehta” që Qeveria kaloi mes protestave studentore.

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe situata politike dhe riorganizimi i PS-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore, në 20 qershor 2019.

Mësohet se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe “bilanci i qeverisjes”, që do të thotë se mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar sipas “performancës”.

Vendimet e sotme të Kryesisë do të shtrohen për miratim në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, të planifikuar më 28 dhjetor.

 

Veritas.com.al/