
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, i është përgjigjur opozitës, të cilës i kujton se jo vetëm që s’ka bllokim të procesit integrues të vendit, por këtë të hënë do të hapet në Luksemburg grupkapitulli i tretë i negociatave me unionin.
Ai theksoi se Shqipëria po rrugëton në mënyrë të sigurt drejt aspiratave të saj integruese. Shefi i qeverisë tha se është koha që “ta fitojmë së bashku bastin historik të Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë”.
“Po si thanë “kua kua kua-t” e kënetës nuk ka më hapje kapitujsh. Iku kjo punë, e bllokoi BE narkoshtetin se vetë bufi shkoi në Evropë bashkë me qirje Dulen dhe as darkë nuk i dhanë më narkokryeministrit.
E pra, ja ku jam rrugës nga Brukseli për në Luksemburg, ku sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave me BE, si një tjetër dëshmi kokëfortë se ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë drejt 2030 zonjë në sallonin kryesor të BE.
Ky i sotmi është një tjetër stacion, që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë dhe sot jemi një hap tjetër më pranë objektivat madhor, mbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda 2027.
Ky është objektiv superambicioz, por plotësisht i arritshëm vetëm nëse qëndrojmë bashkë pa humbur asnjë minutë, lidhur dorë për dore dhe vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin seriozitet dhe unitet kombëtar në këtë rrugëtim historik.
E ardhmja evropiane Shqipërisë nuk është më një aspiratë, por është një proces që po ecën përpara drejt portës së hapur për ne si asnjëherë më parë.
Ky është momenti ynë. Zoti e desh që fati evropian i Shqipërisë të jetë në dorën tonë. Le ta fitojmë së bashku bastin historik të Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë”, thai ai.
Komente