Pas ndryshimit të masës për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video-mesazh të mjekëve të infektivit.
“MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI!
KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT!
NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!”, shkruan Rama në Facebook.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/590151481715105/?t=0