Koment/
Plani Marshall u iniciua në virtin 1948 nga sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara, George Marshall, ku u angazhuan ndihma për Evropën perëndimore të rrënuar nga Lufta e Dytë Botërore. Sot e kësaj dite, sado që disa qeveri të vendeve evropiane janë kthyer në majtiste liberale dhe instaluar kundër presidentit konservator Trump në Shtetet e Bashkuara, kërkojnë plan Marshall për të mbuluar krizën që kanë shkaktuar.
Por sot nuk është më as Lufta e Dytë dhe as George Marshall, ka ndryshuar koha.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se buxheti i ri afatgjatë i BE-së do të duhet të jetë një përgjigje “e fortë” ndaj krizës së koronavirusit.
“Unë shpesh kam thënë në të kaluarën se Evropës i duhet një Plan i ri Marshall,” tha ajo, duke iu referuar paketës stimuluese prej shumë miliardë dollarëve amerikanë për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore. “Ne kemi nevojë për investime masive publike dhe private për të ringjallur ekonominë, ristrukturuar atë dhe për të krijuar vende të reja pune.”
“Çelësi për këtë është një buxhet i ri i fortë i BE-së. Buxheti ka avantazhin që gëzon besim, besim të të gjitha vendeve anëtare. Ky buxhet i ri 7-vjeçar duhet të dallohet nga ai i mëparshmi. Ai do të jetë i ndryshëm. Ai do të jetë përgjigja evropiane ndaj krizës së koronavirusit.”
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Evropa po përballet me një krizë “të madhe dhe të pashembullt”. Ai tha se drejtuesit e bllokut do të duhet të përqendrohen në “nevojën – domosdoshmërinë absolute – për të zhvilluar një strategji masive investimesh” për të rindërtuar sapo të kalojë kriza e koronavirusit.
VERITAS.COM.AL/