Nga: L. Skiro/
‘’ Prematurë’ është fjala më e përdorur, nga shumë njerëz, edhe nga ata që nuk ia dinë kuptimin mirë por e përdorin për bëbët që lindin ‘para kohe’. Por me sa duket, shtetet ‘kockë’e Bashkimit Europian ssi Gjermania dhe Franca kanë vendosur që të mos lindin më bebe shtatanike ose prematurë tjetër.
Është rasti i Shqipërisë. President i Freancës, Macron, i cili sot n dodhet në Shtëpinë e Bardhë, ka shprehur opinionin se nuk mund të ketë zgjerim të BE me shtetet e Basllkanit Perëndimor…
Opinioni politik gjerman është se nisja e negociatabve me Shqipërinë do të ishte si me një fëmijë para kohe.
Gunther Krichbaum, zyrtari i lartë gjerman i CDU-së së kancelares Angela Merkel, deklaron se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i parakohshme në këtë moment.
“Korrupsioni dhe niveli i lartë i krimit tëe organizuar janë një problem” – theksoi Krichbaum për gazetën gjermane ‘Tagesspiegel’.
Krichbaum është kreu i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së në Bundestag.
Pas rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Krichbaum u shpreh se ‘Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e Ëorld Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.’
Menjëherë pas kësaj, mediat pranë kryeministrit nisën sulmin ndaj Krichbaum duke e cilësuar si ‘zyrtar të paguar nga Basha’.
Në shkrimin e ‘Tagesspiegel’ thuhet se kritikat e Krichbaum pas rekomandimit të Komisionit Evropian e vendosën zyrtarin e lartë gjerman nën sulmet e mediave pranë kryeministri Rama.
Veritas.com.al/