
Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme me sulme e ironi kundrejt opozitës, teksa ishte në rubrikën ‘Sy m’sy’ duke diskutuar me qytetarët.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha me ironi se numri 1 që mban Partia Demokratike në fletën e votimit, është numri që mban portieri në një skuadër futbolli, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, kryeministri shtoi se këtë herë ‘portieri Berisha’ do të hajë aq shumë gola, aq sa sipas tij, do të rrijë një javë duke thënë ‘ma çanë rrjetën.
“Portieri vetëm për barazim luan sepse 1 është numri i portierit. Portieri nuk luan për fitore se nuk bën gola thjeshtë mundohet mos hajë gola. Ky portieri kësaj radhe do të hajë aq shumë gola sa do të rrijë një javë duke thënë ma çanë rrjetën”, tha Rama, shkruan A2 CNN.
Komente