Nuri Çumani, një artist i fotografisë, bashkudhëtar i artit dhe artistëve shqiptarë, së fundi ka krijuar kolazhin e jetës së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, një vepër mahnitëse dedikuar jetës së artit. Për fat të keq, Ministria e Kulturës është treguar indiferente ndaj vlerave të kësaj vepre, por artistet dhe artdashësit e kane çmuar në mediat sociale.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve, trupa artistike më e dashur për të gjithë shqiptarët dhe e pakrahasueshme me asnjë tjetër, festoi 60-vjetorin e saj në datat 11 dhe 12 nëntor 2017 me një Koncert Gala.
Në të morën pjesë, yjet e skenës: Besim Zekthi, Lili Cingu, Agim Krajka, Merita Halili, Rexhep Celiku, Hysni Zela, Lulzim Cara, Irma Libohova, Irini Qirjako,Valdete Hoxha, Sabahet Vishnja, Brikena Jaupaj, Genc Kastrati, Vladimir Hasimi, Skënder Gurra etj
Nuri Çumani, fotografi historik i këtij Ansambli, ka publikuar një kolazh me foto me rastin e 60-vjetorit.
Veritas.com.al
https://www.facebook.com/nuri.cumani/videos/2109092862438009/