Reporterët kanë fotografuar atë që duket e do të jetë provë se njerëzit në Rusi kanë votuar nga dy herë për zgjedhjet presidenciale të të dielës. Vladimir Putin u kthye në pushtet në fund të javës me një shumicë votash.
Në qytetin e Ust-Djeguta, në jug të Rusisë afër Gjeorgjisë, reporterët e Reuters fotografuan 17 njerëz që u shfaqen duke hedhur votën secili në dy kuti të ndryshme . Leila Koichuyeva,një anëtare e komisionit elektoral, kur i treguan fotografinë e njerëzve që votuan dy herë, tha “Ndoshta janë binjakë”.
Zukhra Chomaeva, një tjetër zyrtare e zgjedhjeve në qendrën e votimit numër 217, tha: “Ku ta di unë se është i njëji person. Ndoshta duken njësoj”.
(Vijon…)
Veritas.com.al/