(FOTO: Poster elektoral i presidentit Obama në zgjedhjet e vitit 2008)/

 

Presidenti Barack Obama vlerëson se do të kishte fituar raundin e tretë përballë Donald Trump sikur të kishte kandiduar vetë.

“Jam plot besim në këtë pamje sepse kam besim se po të kisha kandiduar përsëri dhe ta kisha shpallur kandidimin, mendoj se do të kisha mobilizuar maxhorancën e votuesve në Shtetet e Bashkuara që të më ndiqnin mua”, i tha Barack Obama ish shefit të fushatës së tij elektorale David Axelrod në një intervistë  në programin digjital të CNN.

Obama fajësoi Senatorin Mitch McConnell që bëri gjithçka mundi për të penguar presidencën e tij, si dhe demokratët i fajësoi për këtë.

“ Thjesht çështje e një perspektive taktike, do të ishte gjë e zgjuar dhe e zbatuar mirë,  grada e disiplinës që ishte i aftë të impononte në kazusin e tij ishte shumë mbresëlënëse”, tha Obama duke iu referuar McConnell.

Obama fajësoi median që e mbajti Hillary Clinton në standard të dyfishtë, duke insistuar se ajo “performoi shumë bukur”, pavarësisht nga humbja. Obama tha se Hillary bëri gabime “duke u fokusuar më shumë te Trump se te mesazhi për ekonominë”.

“Është e kuptueshme, unë mendoj se ajo u duk dhe foli mirë”; por duke folur për Trump, Obama tha se “sipas meje ai është duke i thënë dhe duke i bërë gjërat mirë”.

/Veritas.com.al/