Pas miratimit të kërkesës së SPAK nga Gjykata e Posaçme për “arrest shtëpie”, Oficeret e Policisë Gjyqësorë kanë shkuar në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’i dorëzuar vendimin.
Ishte gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi të pranojë kërkesën e dy prokurorërve të çështjes, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.
Nga sot Sali Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe nuki do t’i lejohet asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.
Ish kryeminstri Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.
Rreth orës 14:50, oficerë të Policisë së Shteti i kanë komunikuar Berishës vendimin e GJKKO-së. Pak kohë pas mbërritjes së tyre pranë banesës së Berishës, ka mbërritur një prej avokatëve të Berishës.
Orën e vendosin vetë ata; pra nuk rri polici tek dera por e realizon mbikëqyrjen në këtë formë. Efektivi mban shënim nëse Berisha është në shtëpi dhe pastaj largohet.