Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratës që Ambasadori i SHBA, Donald Lu bëri sot lidhur me kritikat që ka ndaj SHBA dhe BE në Shqipëri.

Në një reagim në Twitter, Manjani shprehet se përderisa BE dhe SHBA janë bërë pjesë e punëve në Shqipëri do të marrin kritika njëlloj siç kritikohet kushdo në Shqipëri.

“Oj, “mos na kritikoni ne”- thotë zotëria. Po mo po, për sa kohë bëheni pjesë e punëve tona, do kritikoheni njësoj siç bëjmë për veten! Çdo shoqëri demokratike reagon kur shkelet ligji dhe kapet drejtësia. Askund në Europë as SHBA nuk nxitet e as mbështetet shkelja e Kushtetutës!”,- shprehet Ylli Manjani.

Veritas.com.al/