Një oficer i Antiterrorit në Policinë Shqiptare është pjesë e personave të arrestuar në Itali, të akuzuar për një grup të strukturuar që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut dhe nga Shqipëria, shkruan A2 CNN.

Në pranga ka rënë punonjësi i Policisë së Shtetit, I.HaxhiaJ. Para se të ishte pjesë e strukturave të Antiterrorit, Haxhia ka qenë edhe pjesë e Skuadrës Operacionale. Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Gjykata e Breishas ka lëshuar në total 24 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar në qytetin italian. Sipas të dhënave paraprake janë 49 personash që po hetohen, 46 prej të cilëve janë shqiptarë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar afro 3 milionë euro, ndërsa nga shitja e drogës ky grup përllogaritet të ketë fituar 12 milionë euro.

Sipas raportimeve në mediat italiane, grupi importonte në Itali kokainë nga Amerika e Jugut, ndërsa heroinën e merrte nga Shqipëria.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *