Nga: L. Skiro/

Prej sot, në lulishten e godinës së Kuvendit të Shqipërisë do të qëndrojë busti i ish-kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori.

Por duket se politikanët aktualë kanë dashur të fshehin dy ‘aktorët’ kryesorë: Vetë Pjetër Arbnorin- një politikan që ishte dënuar me burgim 25 vjet në diktaturën komuniste, dhe autorin e monumentit të tij.

Autori i monumentit, që akoma nuk bëhet i njohur, si ta dinte, ka krijuar një kompozim të figurës së të të burgosurit legjëndë, Arbnori, sikur ky po fshihet pas një sendi tjetër që është libër. Edhe qoshja ku e kanë vendosur bustin, është një qoshe e fshehtë. Vetë Pjetri u ‘fsheh’ nëpër burgjet e diktaturës prej më shumë se dy dekada, deri në vitin 1990; dhe nuk donte të dëshmonte për atë periudhë të tmerrshme. Madje edhe gruan e fëmijët ‘i gjeti’ pas periudhës së burgut; ata ishin të pranishëm sot në ceremoni.

Por politikanët gjithnjë fshehin autorët artistë, kjo është një nga xhelozitë kriminale të shoqërisë politike. As në këtë moment nuk është bërë i njohur emri i skulptorit të ‘Pjetrit’.

Politikanët kishin ardhur në ceremoni për të shfaqur veten më shumë se Pjetrin.

Në ceremoninë e përurimit ku merrnin pjesë kreut i Shtetit Meta, kreu i opozitës Basha, deputetë nga të gjitha partitë politike dhe familjarë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi vlerësoi figurën e Arbnorit, duke u shprehur se ai mbeti njeri i dashurisë për njerëzit.

Veritas.com.al