
Në konferencën e përbashkët në SPAK, në kuadër të operacionit Ura, që coi në goditjen e grupit kriminal, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në Shqipëri.
“Për sa i përket flukseve të parave kemi arritur bashkë të vëzhgojmë dhe filmojmë kur personat nga italia ia besonin paratë agjencive të transportit që vinin në Shqipëri. Edhe ky aktivitet, për eleminimin e vështirësive në kufi ka lejuar të kryheshin lokalizime me GPS dhe vëzhgime transkufitare.kemi arritur të shohim se paratë nga Bari shkonin në Shqipëri. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e chateve në fotografitë në cellular kishte përvec lëndëve narkotike edhe para. Kishte edhe letra të shkruara me dorë të të dhënave financiare të grupit. Përmes rindërtimit të të ardhurave për cdo shitje lëndësh narkotike kemi arritur të sekuestrojmë pasuritë për shumën e barazvlefshme të cdo vepre penale.” -tha ai.
Sakaq prokurori Vladimir Mara, duke iu përgjigjur interesit të medias, u shpreh se deri më tani nuk kanë rezultuar lidhje të drejtësisë me këtë grup kriminal
“Ne iu bëmë të ditur numrin e personave të arrestuar. Disa prej tyre kanë patur rol të rëndësishëm në grupet kriminale. Ashtu si edhe ata në kërkim kanë patur rol thelbësor. Sa i përket të dhënave është caktuar masë për një avokat, janë dokumentuar forma të ushtrimit të paligjshëm, pritet verifikime të tjera. Lidhje të drejtësisë me grupin kriminal deri tani nuk kemi patur hetimi do të na paraqesë një pamje më të qartë të asaj që ka ndodhur.” -tha Mara.
Komente