Opozita në Bullgari i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i saj ka njoftuar se do të votojë pro, duke vënë në dispozicion 59 votat e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi, i cili e quan vendim historik për Europën.
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut”, shkruan Varhelyi në Twitter.
Bullgaria është drejt heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, vetëm një ditë para Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor. Kjo është edhe dritë jeshile për Shqipërinë pasi vetoja bullgare ndaj Shkupit ka bërë që edhe Tirana zyrtare të mbetet peng i fatit të Maqedonisë së Veriut.