Koment/ Duket si një absurd se si një grupim politik jashtë sistemit i kërkon sistemit demokratik të zgjedhjeve që të pezullojnë procesin e dhënies së mandateve. Por kjo ka ndodhur:
Opozita i drejtohet me letër Kolegjit Zgjedhor, ku i kërkon pezullimin e dhënies se mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.
Letra e opozitës është firmosur nga numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe dërgohet sot, para nisjes së shqyrtimit në Kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.
Letra që kërkon pezullimin e shpërndarjes se mandateve nga Kolegji i shkon për informacion edhe ODIHR, ONM, BE, ambasadave kryesore në Tiranë.
Bardhi thotë se:- “Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër. Ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit gjyqësor te mosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhor. Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë, shkruan Bardhi i PD.
Veritas.com.al/