Nga: L. Skiro
Duket si një paradoks, por është realitet që një deputet i Kuvendit, nga radhët e PDIU në aleancë me qeverinë, Aqif Rakipi, sapo ka vrarë një njeri me makinë, por ‘kjo nuk ka vlerë’, i kërkohet e shkuara kriminale.
E shkuara duhet të jetë më e egër se vrasja e njeriut; kështu që për këtë arsye neglizhohet vrasja e shpallur.
Megjithatë, akoma po vazhdon ‘epopeja’ e deputetëve kriminelë. Partia Demokratike sot ka kërkuar të dhëna për të shkuarën kriminale të deputetëve Gjetan Gjetani i Milotit, nga PS, dhe Aqif Rakipit, i Peqinit, nga PDIU.
Opozita e ka kushtëzuar ‘krimin’ e deputetëve si të kryer vetëm kur ishin jashtë vendit. Edhe një herë, në këtë rast, krimi brenda vendit nuk konsiderohet aq krim- sipas opozitës.
Por kjo është edhe një derë e lënë hapur që ‘deputetët kriminelë’ t’i shpëtojnë verifikimit. Njëri nga deputetët, Gjetani, ka thënë se ‘nuk kam qenë kurrë jashtë shtetit’.
Ndërsa Rakipi ka thënë “po pyetni Italinë, kurrë nuk kam bërë krim atje”.
Në të dy rastet, guri hidhet në lumë dhe askush nuk e gjen. Por bëhet edhe në bashkëpunim me opozitën, e cila niset nga vullneti për të pastruar Kuvendin nga kriminelët.
Veritas.com.al/