Kryeministri Rama i qëndron besnik kredos së tij politike se ‘shqiptari për shqiptarin nuk flet keq në gjuhë të huaj’, dmth., gjatë bisedave nëpër botë ku zakonisht ‘shitet’ vendi dhe shqiptarët.

Në konferencën për mediat, ku mori progres raportin për Shqipërinë nga ambasadori  BE në Shqipëri Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama lëshoi një mesazh për kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha. I sigurt që mesazh të shkonte qartë e pastër, Rama kërkoi nga përkthyesit në sallë të mos e përkthejnë mesazhin e tij për kreun e partisë demokratike.

“Në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi realizuar progresin e nevojshëm por s’do të thotë që kemi realizuar progresin e mjaftueshëm. Ka nënvizuar reformën në drejtësi, duke komunikuar me publikun se reforma jonë në drejtësi është unike.

E pres me kuriozitet momentin kur do i kërkohet vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Dua t’i qëndroj besnik bindjes dhe sjelljes time në gjuhë të huaj, po flas shqip po këtu jemi në konferencë ndërkombëtare, të mos flas në gjuhë të huaj për opozitën.  Ndaj i kërkoj përkthyesve të mos e përkthejnë atë c’ka kam për të thënë për opozitën.

Një gjë është e sigurtë nga raporti dhe e kam apel për Bashën deri në momentin e vendimmarrjes është mirë të mendojmë për Shqipërinë, jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo zgjedhjet e radhës. Është mirë të mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkundur për JO me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin, protestash që janë partiake jo popullore. E fundit që kam, ne e kemi lexuar me shpejtësi raportin, do ta lexojmë me shumë vëmendje, dhe ministri në detyrë i jashtëm do të paraqesë një plan veprimi për të gjitha’, tha kryeministri Rama.

VERITAS.COM.AL/