Dy krerë të dy partive opozitare (herë mike e herë armike) PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili kallëzuan në Prokurori Kryeministrin Edi Rama për kërcënim ndaj oficerit të policisë Emiliano Nuhu.

“Kryeministri i drejtohet me fjalë kërcënuese nënkomisarit Emiljano Nuhu. Ai ndërhyn në punën e organeve ligjzbatuese duke paracaktuar rezultatin e hetimit penal. Tenton të pengojë zbulimin e të vërtetës,” shkruhet në padi.

“Kanosjet i kishin ardhur nga Rrahman Rraja, i biri dhe familjarë të tyre. Edhe në fillimin e procesit penal kreu i grupit të PS, kreu i bashkisë së Krujës dhe deputet Rraja kanë qenë në komisariat dhe e kishin kërcënuar nënkomisarin.  Çuditërisht pas fillimit të hetimeve nga prokuroria, si për ngjarjen në Krujë dhe për kërcënimet ndaj Nuhut, pra dy hetime të filluara nga prokuroria”shkruan opozita.

Rama në një komunikim publik kërcënon nënkomisarin Nuhu duke e quajtur ‘horr të kthyer në hero’, që ka penguar jetimi dhe e ka përdorur rastin për të marrë azil politik. Rama ka kanosur komisarin, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore dhe paracaktoi rezultatin e hetimit dhe vendosi se si duhet të ishte, të mbrohej djali i deputetit dhe të poshtërohej dhe dënohej nënkomisari Nuhu”, tha Spaho.

Sipas Spahos, Rama ka kryer tre vepra penale referuar kodit penal: kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës dhe së treti kanosje për të mos kallëzuar, ndaj komisarit Nuhu, vepra që dënohen me 2,3 dhe 4 vjet burg.

Veritas.com.al/