Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë arritur marrëveshjen politike për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit e dakordësuar mes palëve politike në Këshillin Politik dhe hapjen e listave.
Opozita parlamentare ka rënë dakord që të firmosë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik. Votimi në Kuvend do të mbahet më 23 korrik. Opozita parlamentare dhe PS shprehen se kjo vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Gjithashtu të dy palët nuk janë tërhequr nga hapja e listave, akt që sjell dhe ndryshime kushtetuese; në marrëveshjen e arritur kjo do të miratohet në Kuvend më 30 korrik 2020 në mbyllje së sesionit parlamentar.
Kjo marrëveshje u arrit gjatë mbledhjes që kryeministri Edi Rama po zhvillon ne Kryesine e Kuvendit, me 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun. Në takim janë të pranishëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Rudina Hajdari.
Mbledhja nisi në orën 19:00 dhe pwrfundoi në orën 20:00, ku pritet që palët të firmosin marrëveshjen mes kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe 3 kryetarët e opozitës së parlamentare Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku
Kjo dakordësi duhet thënë se vjen vetëm disa orë pas takimit që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi më kryeministrin Edi Rama. Në takim sipas burimeve Kim i ka theksuar kryeministrit Rama “pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA-së në lidhje me marrëveshjen e 5 Qershorit të Këshillit Politik”.
Yuri Kim, por dhe partnerët e BE kanë deklaruar disa herë se marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të cenohet dhe te kalojë siç është dakordësuar mes palëve.
VERITAS.COM.AL