Ka nisur mbledhja e Komisionit për çështjet ligjore ku po diskutohen festat kombëtare.

Muslim Murrizi i opozitës parlamentare ka kërkuar që 21 janari të jetë festë kombëtare me rastin e fillimeve të Kongresit të Lushnjës.

Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

 

Vijon…