Nga: Oert Bylykbashi, deputet/

Presidenti e ktheu ligjin e pare te Teatrit ‎duke rreshtuar me dekret 9 arsye kushtetuese pse ligji nuk mund te kalohej. Parlamenti e votoi dhe miratoi dekretin, pra pranoi rrëzimin e ligjit duke pranuar te nënta arsyet e Presidentit, pa kundërshtuar asnjë.

Edi Rama amendoi ne rruge antikushtetuese ‎ligjin e rrezuar dhe ia çoi përsëri te njëjtën “çorbë” Presidentit për dekretim. Presidenti e ktheu përsëri ligjin me veto, duke nënvizuar se asnjë nga 9 arsyet e rrëzimit herën e pare nuk ishte zgjidhur. Mazhoranca ka vendosur te rrezoje tashme dekretin e Presidentit e te miratojë ligjin qe vjedh pronën publike duke prishur Teatrin Kombëtar.

Tani, meqë presidenti nuk ka ndryshuar qëndrim dhe thotë se te nënta arsyet e rrëzimit te pare mbeten edhe ne ligjin e ri, te vjen vetiu pyetja:

E kishte gabim Mazhoranca herën e pare kur pranoi nëntë arsyet e Presidentit, apo e pati gabim herën e dyte kur rrezoi po te njëjtat nëntë arsye te Presidentit?

Përgjigja është shume e thjeshte: janë hajdutë dhe palaço ne te njëjtën kohë.

Veritas.com.al/