Opozita, e prirë nga Partia Demokratike, sot në takim mes liderve të partive në aleancë opozitare për zgjedhje të lira, ka vendosur që të intensifikojë protestat në shërbim të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryetari i PD Lulzim Basha bëri me dije se krahas Çadrës së Lirisë në Tiranë, do të vërshojnë protesta në të gjithë Shqipërinë, duke nisur që nga dita e hënë.

“Në funksion të arritjes së këtij qëllimi madhor se opozita ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar të kësaj lëvizje çadrën e lirisë 24 orë në ditë por duke e shtrirë në mbarë vendin.

Të hënën të gjithë qytetarët të djathtë e të majtë, bashkohemi midis orës 11:00 dhe 12:00 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë”, tha Lulzim Basha nga Çadra e protestës.

/Veritas.com.al/