Opozita e bashkuar ka dalë sot me militantët e vet sërish para kryeministrisë, për të zhvilluar protestën e radhës kundër qeverisë Rama, të cilën e akuzon se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes së votave.

Ky është veprimi i radhës i grupit opozitar, në një sërë aktesh, që filluan me protestën e 16 Shkurtit po para kryeministrisë dhe vijuan me djegien e mandateve nga ana e deputetëve dhe një seri protestash para parlamentit.

Ende nuk dihet skenari i protestës, por dihet se se opozita ka kërkuar një leje 48-orëshe pranë Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar se manifestimi mund të shkojë përtej ditës së sotme.

Veritas.com.al/