Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sapo ka dalë nga mbledhja e grupit parlamentar të PD dhe u është drejtuar mikrofonave të mediave të pranishme.

“Do të vendosim para përgjegjësisë Ramën dhe ministrat”, ka thënë zoti Basha, si konkluzion të mbledhjes së forumit shumë të rëndësishëm të Opozitës.

Fillimisht u duk e pakuptueshme ajo çfarë tha kryetar i PD në opozitë. Por ajo çfarë kuptohet menjëherë duket se është hera e parë që opozita ka kuptuar se ka për detyrë që të jetë oponente e qeverisë, t’i zbulojë defektet dhe ta vërë para përgjegjësisë.

Duke folur më gjatë rreth mbledhjes,zoti  Basha nuk ka hezituar të dëshmojë inatin pse Kuvendi e përjashtoi një ditë nga punimet e seancës parlamentare, duke i prerë edhe pagën e një dite.

Këtë akt, opozitari e quajti ‘akt i shëmtuar’. Ai tha se ‘ata duan t’i mbyllin gojën opozitës, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”.

Kryetari i opozitës duke përdorur ironinë kundër kryeministrit Rama bëri lapsusin që përdori dy fjalë për të njëjtin objekt. Duke ironizuar daljet publike të kryeministrit në ambiente të jashtme dhe oborre, Basha tha se kryeministri shfaqet “herë si bahçevan e herë si kopshtar”, me siguri nuk dallon ‘bahçen’ nga turqishtja’ dhe ‘kopsht’ nga shqipja që janë e njëjta gjë.

Veritas.com.al/