(FOTO: Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban)/
Kryeministri populist i Hungarisë, Viktor Orban, ditën e Premte sulmoi përsëri të Premten miliarderin George Soros, duke thënë se ai dhe grupet e mbështetur prej tij duan që në mënyrë të fshehtë të influencojnë politikat e vendit.
Në fjalimin e tij mbi punën njëvjeçare para kombit, Viktor Orban tha se financimet për grupet e ndryshme dhe veçanërisht ato të Soros, i cili ka lindur në Hungari, duhet të bëhen transparente dhe të identifikueshme.
“Një numër i madh krokodilësh po notojnë në ujërat tona. Kjo është perandoria ndërkufitare e George Soros, me para që mund të peshohen me tonë dhe me një artileri të rëndë ndërkombëtare”- tha Orban, i cili kishte fituar një bursë shkolle nga fondet e Soros në Hungari gjatë periudhës së tranzicionit politik nga komunizmi në demokraci, nga fundi i viteve 1980.
“Ata po shkaktojnë turbullira… tek po përpiqen fshehurazi dhe me paratë e tyre ndërkombëtare që të influencojnë politikat e Hungarisë”- tha Orban.
Ai nuk përmendi prova që mbështesin thënien e tij, dhe nuk identifikoi grupet që përmendi. Qeveria më parë ka krijuar grupe roje mbi korrupsionin dhe ka kërkuar ndihmë nga organizata ndërkombëtare si “Transparency International” dhe grupet e të drejtave të njeriut sië është edhe “Helsinki Committee” dhe Bashkimi i Qytetarëve të Lirë të Hungarisë”.
/Veritas.com.al/