Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán është duke konsideruar bashkimin e partisë së tij me konservatorët në pushtet në Poloni nëse nuk mund të reformojë establishmentin e grupimit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Europian.

Kryeministri Orbán aludoi në bashkimin e partisë se tij konservatore Fidesz dhe partisë qeverisëse Polake Ligj dhe Drejtësi (PiS) në transmetimin e tij të premten në Radio Kossuth.

Kryeministri hungarez dhe establishmenti i PPE, që përfshin partitë e gjermanes Angela Merkel dhe shefit te BE Jean-Claude Juncker, kanë hyre në konflikt rreth çështjeve të emigrantëve dhe dhunimin e pretenduar nga Fidesz për “vlerat kristian-demokratike” nga ana e grupimit të qendrës së djathtë.

“Është e mundur që ky debat të përfundojë në një mënyrë që vendi ynë të mos jetë në Partinë Popullore, por jashtë saj”, tha Orbán, duke shtuar se ai do të “preferonte të arrinte … transformimin e Partisë Popullore kështu që ka vend brenda tij për forcat anti- emigracion, si ne. ”

“Por nëse ka nevojë të fillojmë diçka të re, atëherë padyshim vendi i parë ku do të negociojmë është Polonia,” shtoi ai.

Udhëheqësi hungarez do të takohet me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki, fotografuar me të me sipër, më 15 mars.

Veritas.com.al/