(FOTO: McAllister dhe Fleckenstein)/
Ka një vëmendje të përqendruar specifikisht sot në selitë e politikës së lartë ku po trokasin dy misionarë të ardhur si të dërguar të BE. Njëri, Fleckenstin- shumë i vjetër në angazhimin me Tiranën, dhe i dyti McAllister, fare i ri dhe entuziast.
Takimi i tyre me Ramën dhe Metën (kryeministër dhe kryetar i Kuvendit) ka mbaruar para një ore.
Takimi mes dy (ose katër) palëve u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës mes mazhorancës dhe opozitës.
Dy zyrtarët e BE, pasi u larguan nga Kryesia e Kuvendit, tani ndodhen në takim me kryetarin e PD Lulzim Basha.
/Veritas.com.al/