Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur këtë paradite në Prokurorinë e Tiranës, ku pritet të merret në pyetje për lobimin në SHBA me financime ruse. Bashes i eshte komunikuar akuza ‘pastrim parash’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’.

Kreu i demokratëve është thirrur prej disa ditësh nga Prokuroria, por ka refuzuar të paraqitet para drejtësisë. Akuza e konfirmuar edhe nga bashkëfajtori i tij, Arben Ristani, është e dyfishtë: “pastrim parash’,  dhe ‘falsifikim dokumentesh’. Bëhet fjalë për 1 milionë dollarë që Basha në emër të PD ka marrë nga kompani ruse për lobing në Shtetet e Bashkuara.

Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë, Basha ka deklaruar:

“Arsyeja e vetme pse jam sot para jush është për qëllim shpërqendrimi për qytetarët dhe për ju nga përgjimet e Bild. Prokuroria nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë shtesë që nga 25 maji kur unë isha këtu për herë të fundit. Kjo akuzë është montuar në zyrën e Ramës për llogari të tij.

Skandalet që do të dalin nesër nga Bild. Thanë që do e kenë dosjen sot gati, por nuk e kishin gati sepse nuk kanë dosje.

Herën e parë më thirrën kur plasi skandali i Saimir Tahirit, të dytën kur plasi skandali i Agron Xhafajt, pastaj kur plasi skandali i Rrahman Rrahjës dhe kur plasi skandali i Bild-it”, – tha Basha

“Arsyeja e vetme pse jam sot para jush është për qëllim shpërqendrimi për qytetarët dhe për ju nga përgjimet e gazetës Bild. Prokuroria nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë shtesë që nga 25 maji kur unë isha këtu për herë të fundit. Kjo akuzë është montuar në zyrën e Ramës për llogari të tij.

Skandalet që do të dalin nesër nga Bild. Thanë që do e kenë dosjen sot gati, por nuk e kishin gati sepse nuk kanë dosje.

Herën e parë më thirrën kur plasi skandali i Saimir Tahirit, të dytën kur plasi skandali i Agron Xhafajt, pastaj kur plasi skandali i Rrahman Rrahjës dhe kur plasi skandali i Bild-it”, – tha Basha

Veritas.com.al/