Organizata bamirëse Amerikane ‘Mercy Corps’ është vënë nën hetim nga qeveria e Greqisë sipas deklarimeve se anëtarët e grupit kanë abuzuar seksualisht ndaj emigrantëve në qendrat e azilit në Greqi.

Dy anëtarë të bamirësisë ndaj emigrantëve janë nën hetimin e autoriteteve të Greqisë, të cilët pohojnë se kanë abuzuar seksualisht më azil- kërkuesit; megjithëse akoma nuk kanë dhënë detaje rreth ngjarjeve. ‘Mercy Corps’ është njëkohësisht një nga NGO që përfiton fonde nga Bashkimi Europian- njofton gazeta austriake ‘Kurier’.

Sipas website të tyre, Fondacioni ‘Shoqëria e Hapur’ e George Soros është një nga ‘themeluesit dhe partnerët’ e kësaj NGO.

Komisioneri i BE mbi Punët Humanitare, Christos Stylianides ka informuar gjithashtu anëtarët e bllokut politik rreth akuzave, por ka refuzuar të bëjë të ditur emrin e organizatave të përfshira. Stylianides tha se organizatat janë hetuar për keqpërdorim fondesh të BE, gjithashtu.

Ministri Grek i Emigracionit Ioannis Mouzalas e ka dorëzuar dosjen e çështjes te Prokurori i Gjykatës supreme Xeni Dimitriou.

Veritas.com.al/